KQZ-ja publikon adresat e kutive postare në shtete të ndryshme për votim

Derisa po vazhdon votimi përmes postës për shtetasit e Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë vendit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar edhe një herë për adresat e kutive postare të vendosura në shtete të ndryshme të botës.

Këto adresa janë të domosdoshme në procesin e votimit përmes postës dhe sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, votuesit duhet ta dërgojnë pakon e tyre me fletëvotim vetëm në adresë të ndonjërës nga kutitë postare.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës për të cilët ka filuar procesi i votimit përmes postës, duhet të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotim vetëm në adresë të ndonjërës nga kutitë postare”, ka thënë Elezi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë hapur kutitë postare në 23 shtete të ndryshme, si: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *