Shqiptohen 832 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19
Në Kosovë vazhdojnë të jenë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së virusit korona të vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore. Krahas kësaj vazhdohet edhe shqiptimi i gjobave për ata që nuk po respektojnë këto masa antiCOVID-19.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në policia ka shqiptuar 832 gjoba për mosrespektim të ligjit COVID-19.
Ndërsa në vend aktualisht janë 7 mijë e 442 raste aktive me COVID-19.