Ka ndërruar jetë Fahredin Shabani, Dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Universtiteti “Ukshin Hoti” njofton se ka ndërruar jetë profesori Fahredin Shabani…
Njoftimi o plotë:
Sot morëm lajmin e hidhur për ikjen në amshim të prof.Asoc. dr. Fahredin Shabani, Dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Ai ishte koleg i dashur, i përkushtuar në punën e tij, humanist dhe punoi shumë për arsimin në Prizren dhe me gjerë.
E nderuar familje e profesorit, ju humbët bashkëshortin, prindin dhe gjyshin tuaj, ndërsa ne, kolegun, mikun, profesorin dhe pedagogun shumëvjeçar, i cili do të mbetet në kujtesë për gjeneratat e shumta për virtytet e tij të larta.
Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve dhe studentëve për vdekjen e prof. asoc. dr. Fahredin Shabani!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës dhe pushoftë në paqe!
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj – Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren
—-
Profesor Shabani vdiq në moshën 64 vjeçare, vetëm dy muaj para se të dilte në pension.
1977-2000 Arsimtar i Lëndës së Historisë Sh.F.M.U ,,Mati Logoreci’’.
2001-2009 Drejtor Sh.F.M.U ,,Mati Logoreci’’.
2004-2009 ligjëruar i autorizuar në Universitetin e Prishtinës.
Që nga viti 2009 punoi së mësimdhënës i rregullt në Universitetin e Prishtinës, ndërsa nga viti 2014 ishte mësimdhënës i rregullt në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.
Në vitin 2014 e ushtroi detyrën e prorektorit për mësim në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërsa në vitin 2015 po ashtu detyrën e prorektorit e ushtroi në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”. Në vitin 2016 u zgjedh anëtar i Këshillit Drejtues të Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ndërkaq nga viti 2018 ishte Dekan i zgjedhur i Fakultetit të Edukimit në këtë Universitet.
Ai botoi shumë artikuj, punime shkencore dhe monografi të cilat do t’i mbesin trashëgim studentëve, kolegëve dhe të gjithëve.