Një vit burgim dhe 800 euro gjobë për mashtrim me para
Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar një person për mashtrim me para.
I njëjti është gjetur fajtor pasi që i njëjti i ka marr para një personi lidhur me një vizë për në shtetin e Danimarkës.
Ndaj të njëjtit Gjykata ka shqiptuar gjobë prej 800 euro dhe një vit burgim.
Njoftimi i plotë:
Prizren, 13 shkurt 2021 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit A.P., për shkak se:
ËSHTË FAJTOR
– Me datë 23 mars 2019, në Prizren, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t ‘i shkaktuar dëm material personit tjetër, e mashtron apo vazhdon lajthimin e personit tjetër dhe me këtë e nxitë të dëmtuarin L.A., që të kryejë veprime në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë që pas marrëveshjeve paraprake mes vete rreth një vize dy ditore për në Republikën e Danimarkës, i akuzuari A.P., merr të holla nga i dëmtuari, me arsyetimin se i duheshin për të paguar sigurimin për vite në Ambasadën e Danimarkës në Shkup, dhe nga ajo kohë largohet duke mos i hapur edhe numrin e telefonit, me të cilin numër kishte kontaktuar deri në atë kohë me të dëmtuarin, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë prej 280 euro,
Kësodore ka kryer veprën penale mashtrimi, nga neni 335 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin A.P., e GJYKON
Dënim me GJOBË në shumën prej tetëqind (800) euro,
Dënim me BUGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti,
Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Për të akuzuarin A.P., Gjykata kishte lëshuar URHDËARREST që nga data 10.11.2020, dhe pas sjelljes nga ana e Policisë së Kosovës, në shqyrtimin fillestar i akuzuari A.P., ka pranuar fajësinë për veprën penale për të cilën akuzohej.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.