Vetura godet një vajzë në Prizren
Një vajzë e mitur është goditur nga një vetur dje rreth orës 16:35 në Prizren. Sipas Policisë së Kosovës, vozitësi me veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësore . Siç thuhet në raport viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Rr. Faik Emrush, Prizren (NN) 06.04.2021 – 16:35.” Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësoren femër kosovare (e mitur). Viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë”.