Rinia e NISMËS edhe një mandat zgjodhi Edin Shehun kryetar
Në një atmosferë të shkëlqyer, përmes përfaqësuesëve të vet, Rinia e Prizrenit zgjodhi Këshillin Drejtues, Kryesinë e re dhe me votim unanim i’u besua edhe një mandat kryetarit të deritanishëm Edin Shehu.
Kuvendin e Rinisë së NISMA në Prizren nga niveli qëndror e përshendetën kryetari i Rinisë z. Xhemajl Hazizi, kryetari i degës z. Zafir Berisha dhe z. Bekim Brestovci, përfaqësues nga Sekretariati Organizativ.
Të bashkuar si gjithmonë, Rinia e NISMA në Prizren po dëshmon se është boshti i të rinjëve me vullnet dhe energji pozitive në misionin e shenjtë të shtetndërtimit.