Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Suharekë, thotë Muharremaj

Vërshimet e shkaktuara pas reshjeve të shiut dhe borës, kanë shkaktuar dëme të mëdha në komunën e Suharekës.

Kryetari i kësaj komune Bali Muharremaj ka thënë ekipet emergjente  do të jenë të angazhuar deri në tejkalimin e situatës.

Postimi i plotë:

Tash e sa ditë reshjet e shiut nuk janë ndalur dhe dëmet janë të mëdha.Mbrëmë zjarrfikësit dhe ekipet e ndryshme nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjente kanë punuar vazhdimisht në largimin e ujit nga shtëpitë.Për momentin jemi në Peqan në përpjekje që t’i ndihmojmë qytetarët.Vizitat dhe angazhimin do ta vazhdojmë kudo ku është e nevojshme,  deri në tejkalimin e kësaj situate.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *