Protestuan mësimdhënësit udhëtarë në Prizren, pritet që komuna t’ua plotësojë kërkesat e tyre

Mësimdhënësit udhëtarë të komunës së Prizrenit, sot kanë organizuar një protestë para selisë së Kuvendit Komunal, shkaku i mospagesës së rishfaqur të udhëtimit të tyre.

Ata më pas janë pritur nga drejtori i Administratës, Osman Hajdari, i cili ka thënë se organet kompetente komunale do të gjejnë forma për të realizuar kërkesat e tyre.

Mësimdhënësit udhëtarë të komunës së Prizrenit, sot kanë organizuar një protestë para selisë së Kuvendit Komunal të Prizrenit , shkaku i mospagesës së rishfaqur të udhëtimit të tyre .

Ata kanë kanë shprehur pakënaqësinë lidhur me rishfaqjen e problemit rreth mbulimit të shpenzimeve të udhëtimit.

Sipas, Bejtush Ibrahimi, skadimi i kontratës përkatëse ka bërë që ata të përballen sërish me çështjen e shpenzimeve të udhëtimit, përkundër zotimeve për gjetjen e një zgjidhjeje adekuate.

Për disa minuta ata kanë protestuar para ndërtesës së Kuvendit Komunal, ndërsa më pasj në sallën e mbledhjeve të Kuvendit,  janë pritur në një takim nga drejtori i Administratës, Osman Hajdari. Përfaqësuesi i shoqatës së mësimdhënësve udhëtarë, Bejtush Ibrahimi ,ka pohuar se shpenzimet e udhëtimit nuk po paguhen për mësimdhënësit, dhe se zyrtarët përgjegjës komunalë duhet të gjejnë një zgjidhje për këtë çështje.

Ndërkaq, drejtori i Administratës, Osman Hajdari ka pohuar se kjo çështje do të analizohet, dhe se do të shqyrtohet mundësia për gjetjen e një zgjidhjeje adekuate gjithnjë në kuadër të suazave ligjore. Se kur do zgjidhet kjo çështje, mbetet të shihet që nga java e ardhshme./Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *