Paraburgim ndaj 4 personave në Prizren për fajde, ryshfet, keqpërdorim i pozitës e mashtrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë ditë, ndaj katër të pandehurve, për veprat penale; fajdeja, detyrimi, dhënia e ryshfetit, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit.

“N.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale; fajdeja, detyrimi dhe dhënia e ryshfetit, dhe në bashkëkryerje me të pandehurën A.K., veprën penale Mashtrimi

I.F., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar, dhe marrja e ryshfetit

K.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar

A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me të pandehurin N.K., ka kryer veprën penale: Mashtrimi”, njofton Gjykata, transmeton Gazeta Express.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve N.K., I.F., B.G. dhe A.K., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, njofton tutje gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *