“Deputetja e VV-së sërish shtyu datën e seancës gjyqësore ndaj saj”
Ehat Miftaraj nga IKD, ka bërë të ditur se deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi, ka shtyrë sërish seancën gjyqësore ndaj saj, e paraparë të mbahej gjatë të martës.
Arsyetimi i deputetes Vrenezi, sipas Miftarajt, ka qenë shkaku që ajo gjatë të martës duhet të jetë në dy mbledhje të komisioneve parlamentare.
Miftaraj ka ironizuar duke propozuar që Kuvendi dhe Qeveria të nënshkruajnë një Memorandum Bashkëpunimi që të koordinohen datat kur deputetët nuk kanë mbledhje të komisioneve dhe seanca parlamentare.
Në fund ai thotë se në këtë vend nuk ka shpresë, vazhdon mjerimi.
Shkrimi i plotë:
Pas përfundimit të dëshmisë së ekspertit, e akuzuara Vrenezi kërkoi nga trupi gjykues që seanca e paraparë për të martën të mos mbahet pasi siç tha, është e angazhuar në dy mbledhje të komisioneve në Kuvendin e Kosovës.
Një kërkesë e tillë u mor parasysh nga trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësja Kymete Kicaj e cila seancat e radhës për këtë rast i caktoi për 26, 27 dhe 28 korrik 2021.
Propozim:
Kuvendi i Kosoves, Qeveria e Kosoves dhe Keshilli Gjyqesor i Kosoves te nenshkruajne Memorandum Bashkepunimi, me qellim të:
1. Koordinimit te seancave te Kuvendit, mbledhjeve te komisioneve ne Kuvend, takimeve ne qeveri, takimeve dhe agjendave te ministrave me datat per mbajtjen e seancave gjyqesore ku te akuzuar jane deputete dhe ministra.
2. Gjykatat ne Kosove nuk do te pengojne punen e deputeteve dhe ministrave, dhe do t’i caktojne seancat gjyqesore ku jane te akuzuar ne datat kur dojne deputetet dhe ministrat e akuzuar.
3. Deputetet dhe ministrat kane te drejten te akuzojne, shajne dhe ofendojne gjykatesit.
Ne mengjes ne gjykate te akuzuar pasdite marrin vendime ne emer te popullit.
Ky vend SKA shprese. Vazhdon mjerimi!