Pushimet verore në Kosovë, zviceranët i bëjnë gati aeroplanët e mëdhenj për shqiptarët
Rënia e shifrave të të infektuarve me COVID-19 dhe nisja e procesit të vaksinimit në gjithë botën ka bërë që edhe shtetet në Evropë të shkojnë drejt hapjes.
Kjo do të ndikojë edhe në rritjen e udhëtimeve nga një shtet në shtetin tjetër, sidomos tek një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në shtete të huaja e që këtë verë pritet t’ia mësyjnë me të madhe Kosovës për pushime verore.
Siç shkruajnë mediat zvicerane, kompanitë e fluturimeve të shtetit helvetik po i bëjnë gati aeroplanët më të mëdhenj që kanë në dispozicion për t’i lëshuar në linjën nga Cyrihu për në Prishtinë.
Këta aeroplanë të tipit “Airbus” që kanë në dispozicion nga 314 ulëse do të fillojnë fluturimet nga 2 korriku dhe do të jenë në dispozicion deri me datën 4 gusht.