Pacienti i parë me variantin Afrikan të COVID-19 është shtrirë në Infektivë me 4 qershor, Sadiku jep informata

U.d i drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku në një konferencë për medie ka deklaruar se pacienti i parë i konfirmuar me variantin afrikan të Covid-19 është pranuar në këtë klinikë me 4 qershor.

Ai ka thënë se pacienti po trajtohet me oksigjenoterapi dhe gjendja është stabile.

Ai ka sqaruar se aktualisht kanë në trajtim 20 pacientë më Covid-19.

“Kemi pranuar një pacient në Klinikën Infektive me datën 4 qershor me gjendje mesatarisht të rëndë të dhe po trajtohet në klinikën tonë dhe ka rezultuar pozitiv dhe Instituti ka konfirmuar se është me variantin afrikan. Pacienti është në oksigjenoterapi, por gjendja është stabile”, ka deklaruar ai.

Sadiku ka shtuar se ky variant përhapet më shpejt, duke sqaruar se nuk ka ndonjë rast të konfirmuar të variantit indian.

“Në bazë të hulumtimit përhapja e tij është më e shpejtë por nuk jep forma të rënda klinike. Zakonisht duhet të merren masa si përdorimi i maskës, e distanca”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *