Zafir Berisha: 90% e operatorëve që i marrin tenderë në Prizren nuk janë nga qyteti ynë
Zafir Berisha, kryetar I Degës së NISMËS në Prizren thotë se 90% e operatorëve që i marrin tenderë në Prizren nuk janë nga qyteti ynë. Ai thotë se punët po zvarriten “ me operator të papërgjegjshëm dhe të afërt me botën e krimit, e cila qëndron pasë Mytës dhe qeverisë së tij, ka filluar të bëhet e padurushme në qytetin tone”.
Reagimi i plotë:
Kaosi në komunikacion i krijuar në rrugët e Prizrenit, si rezultat u punimeve të paplanifikuara mirë dhe sëmundja “tenderomanisë” që ka kapluar pushtetarët e VV, me operator të papërgjegjshëm dhe të afërt me botën e krimit, e cila qëndron pasë Mytës dhe qeverisë së tij, ka filluar të bëhet e padurushme në qytetin tonë.
Pas bllokimit të Shatërvanit për disa muaj rresht dhe shumë rrugëve të lagjeve dhe fshatrave që kanë mbetur në gjysëm, pushtetarët aktual të prekur nga sindromi i “tenderomanis” kanë marrë një “ofenzivë” për hapjen e tendereve, kur dihet se është fundi i mandatit të tyre, e në anën tjetër sipas praktikave të deritashme, 90% e operatorëve që i marrin këto tendere nuk janë nga qyteti ynë, arsyet e të cilës tashmë i dijnë çdo qytetarë!
Pushtetet vijnë e shkojnë, mirpo Prizreni mbetet këtu!
Prandaj të nderuar qytetetar, miq e bashkëpuntor, nuk mundemi dhe nuk duhet të pajtohemi që për llogari të politikës ditore dhe interesave të gjepave të ndonjë hajduti, të bëhemi të verbër me këtë që po i ndodhën të Prizrenit.