Islam Ukimeri: Me rikthimin e PDK-së në pushtet, të gjitha tregjet në Prizren, do të marrin pamje të reja

Dita e mërkurë në Prizren, simbolizon ditën e tregut!

Sot, vizitova tregun e gjelbër në lagjen “Ortakoll” ku pata një bashkëbisedim shumë produktiv me shitësit në këtë treg. Nga afër u njoftova me kushtet aspak të përshtatshme, ku tregtarët ballafaqohen për çdo ditë në tregun e gjelbër. Në fund u ndala për të blerë produkte për familjen, aty ku gjithmonë furnizohem me pemë dhe perime tejet cilësore dhe shumë të freskëta.

Abedini, Arsimi, Mehmeti dhe Blerim Kryeziu, kanë 35 vite që mirren me këtë veprimtari, të cilët me djers dhe mund mbajnë familjet e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me ta, familja Kryeziu nga lagjja “Arbana” më premtuan publikisht që me 17 tetor, familjarisht do të dalin për votim, dhe do të votojnë për z. Shaqir Totaj për Kryetar dhe mua si kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit.

Me rikthimin e PDK-së në pushtet, të gjitha tregjet në Prizren, do të marrin pamje të reja, ku do të investohet shumë, për krijimin e hapësirave të mjaftueshme, ku kultivuesit dhe tregtarët, do të kenë mundësi, për ekspozimin dhe shitjen e produkteve të tyre bujqësore, sipas standardeve më të mira në vend.

#PDK177

#ShaqirTotaj

#BashkëpërPrizrenin

#IslamUkaj4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *