Faruk Tahiri: Prizreni do të bëhet qendër e zhvillimit ekonomik

Në kuadër të vizitave dhe takimeve me biznese, kisha kënaqësinë të isha në vizitë në Atlantik Group në Prizren.

I dëgjova hallet e tyre në lidhje me situatën pandemike në të cilën jemi dhe se si po arrijnë të kalojnë në këto kohë të vështira. U premtova se do të jemi zëri i tyre i fuqishëm në kuvend bashkë me kryetarin, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, dhe se  do të jemi në mbështetje të veprimtarive prodhuese për të rritur ekonominë e vendit dhe të rajonit hap pas hapi.

Vlen të theksohet se gjatë qeverisjes 4 vjeqare Komuna e Prizrenit ka liruar bizneset nga pagesa e taksës komunale në tërësi.

Pas reformave të shumta në periudhën katërvjeçare, së bashku me Kryetarin Prof. Dr. Mytaher Haskuka do të vazhdojmë punën tonë që në mandatin vijues Prizreni të bëhet qendër e zhvillimit ekonomik, sepse bizneset e mesme dhe të vogla janë shtyllë e qëndrueshme, jo vetëm për komunën, por edhe për zhvillimin e vendit.

Bashkë do t’i fitojmë zgjedhjet me 17 tetor. Bashkë #pabalotazh. Bashkë me 144.

#FarukTahiri11

#MytaherHaskuka144

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *