Shkrim plot emocion i Shkodran Kryeziut për babain e ndjerë 31 vjet më parë

Shkodran Kryeziu, e ka bërë një postim plot emocion për babain e ndjerë, këtu e 31 vjet më parë. “Çdo vit nga ai vend ku ti ndrrove jetën, kam ardh ti marr me veti kujtimet për ty. Sot kur ti nuk je në mesin tonë, unë prap u riktheva këtu për të kujtuar sa me krenari jemi duke i mbajtur kujtimet tua, bashkë me emrin tand që sot e gëzon djali im Faiku”.

Postimi i plotë:

Babë,

Po bëhen një vit e gjymë që për shkak të pandemisë nuk munda të vij e ta vizitojë nga afër vendin ku ti humbe jetën para 31 vitesh.


Çdo vit nga ai vend ku ti ndrrove jetën, kam ardh ti marr me veti kujtimet për ty.


Sot kur ti nuk je në mesin tonë, unë prap u riktheva këtu për të kujtuar sa me krenari jemi duke i mbajtur kujtimet tua, bashkë me emrin tand që sot e gëzon djali im Faiku.

E tash po largohem prap nga këtu për të rrugëtuar me jetën, me shpresën që sa të kam shëndetin të vij përsëri për të t’i sjell selamet e gjithë familjes dhe mallin tim.

Nuk do ta fshi asniherë kujtimin për ty!
Qofsh banor i xhenetit bab! 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *