Petrit Hoxhaj është emëruar Këshilltar në Kabinetin e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Petrit Hoxhaj njofton se është emëruar Këshilltar në Kabinetin e Ministrit, i vetmi nga regjioni i Komunës së Prizrenit.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Ju njoftoj që sot me vendim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, zt. FATON PECI, emërohem Këshilltar në Kabinet e Ministrit, i vetmi nga regjioni i Komunës së Prizrenit.
Andaj, dua të theksoj që fermerët dhe bujqit tanë kanë një adresë se ku mund t’i parashtrojnë kërkesat dhe problemet e tyre që kanë të bëjnë me Ministrinë e Bujqësisë.
Bashkëpunimi i Drejtorisë së Bujqesisë së komunës së Prizrenit e kane edhe një krahe tjetër të sektorit të bujqësisë.
Petrit Hoxhaj