Banorët në Dragash dhe Zhur mbesin pa energji elektrike

Si pasojë e rënies nga sistemi i Largpërçuesit 35kV Prizren-Zhur, një numër i konsumatorëve ka ngelur pa furnizim me energji elektrike.

KEDS njofton se ka dërguar ekipet në terren dhe po punojnë për të ndrequr defektin sa më shpejt që është e mundur, në mënyrë që konsumatorëve t’u rikthehet furnizimi me energji elektrike në kohë sa më optimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *