Ilir Baldedaj: Mytaher Haskuka do të mbahet mend edhe si kërcënuesi më i madh i fjalës së lirë dhe medieve.

Ilir Baldedaj, shef i Grupit të kuvendarëve të AAK-së shkruan në faqen e tij në Facobook se “Myta, ky dështak i madh i Prizrenit, do të mbahet mend edhe si kërcënuesi më i madh i fjalës së lirë dhe medieve.”

Postimi i plotë: 

Myta, ky dështak i madh i Prizrenit, do të mbahet mend edhe si kërcënuesi më i madh i fjalës së lirë dhe medieve. 

Në vend se të shohim lajme për ndonjë projekt kapital në Prizren, ne lexojmë kërcënimet e turistit Mytë:

“Do ta padisim atë apo këtë medium, pavarësisht fakteve që ato afrojnë”.

Me këtë mentalitet, iu drejtua edhe gjigantit medial “Stop”-në Tv KLAN, kur ai raportoi për dallaveret e Drejtorisë së Arsimit në Prizren.

Emisioni “STOP” ia ktheu mbrëmë DKA-së në formë ironie, me imazhe të animuara, sikur në filma vizatimor, duke paraqitur edhe disa shkelje të tjera në arsimin e Prizrenit.

Larg more ju ka shku zani për dallavere. Fjaline e fundit. Ka mbet nje do. Para asaj s’doni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *