Ndërron jetë dr. Sedat Hoti, specialist i Fizioterapisë dhe shef i Shërbimit të Fizioterapisë
Drejtori i spitalit Rajonal “Daut Mustafa” në Prizren, Dr Afrim Avdaj njofton përmes faqes së tij në facebook, se ka nderruar jetë dr.Sedat Hoti.
Postimi i plotë:
Ndërron jetë dr. Sedat Hoti, specialist i Fizioterapisë dhe shef i Shërbimit të Fizioterapisë
Prizren, 8 nëntor 2020
Në orët e para të së dielës ka ndërruar jetë dr. Sedat Hoti, mjek specislist i fizioterapisë dhe shef i Shërbimit të Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm ”Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Nga fillimi i Pandemisë dr. Sedat Hoti ishte në krye të detyrës, në ofrimin e shërbimeve për pacientë, në respektim të vendimeve të Qeverisë, MSH-së dhe rekomandimeve të IKSHP-së dhe OBSH-së.
Nga viti 2016 dr. Sedat Hoti ishte shef i Shërbimit të Fizioterapisë, duke kryer me përkushtim, përgjegjësi dhe profezionalizim detyrën e mjekut specialist të fizioterapisë dhe shefit të Shërbimirt të Fizioterapisë.
Ndarja e hershme nga jeta e dr. Sedat Hotit është një humvbje e madhe për sistemin e shëndëtësisë në përgjithësi, për Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dhe pacientët e shërbimit të Fizioterapisë në veçanti, sepse ai ishte model shembullor i një mjeku të përkushtuar për ofrimin e shërbimit me profezionalizëm të lartë për pacientë dhe udhëheqësi institucional në sistemin shëndetësor.
Udhëheqësia e spitalit, stafi i shërbimit të Fizioterapisë , kolegët dhe gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërm, miq dhe kolegë të Dr. Sedatit.
Dr. Sedati do t’i mungon familjes, kolegëve, pacientëve, shoqrisë në përgjithësi dhe spitalit në veçanti, por vepra e tij e një mjeku dhe udhëheqësi shembullor do të jetë një udhërrëfyes për brezat që vijnë, në veçanti ata që do të jenë të lidhur me shëndetësinë.
Andaj, duke ndier dhe shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e Dr. Sedatit dhe gjithë atyre që kanë humbur betejën me COVID-19, u bëjmë thirrje gjithë qytetarëve që të rrisin kujdesin dhe masat mbrojtëse ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Covid-19, po dëshmon çdo ditë e më shumë se është një kërcënim i madh për jetën e të gjithë njerëzve pa dallim.
I përjetshëm qoftë kujtimi për Dr. Sedat Hotin!