Në Prizren e kanos përmes telefonit, arrestohet i dyshimti
Një qytetarë e informoj policinë se nga data 05 janar 2021, kanosej nga një person i dyshimtë përmes telefonit.
Hetuesit e stacionit policor Prizren-Veri, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm kanë arritur të identifikojnë të dyshimtin dhe të njëjtin e kanë ndaluar në intervistë.
Hetuesit gjatë intervistës kuptuan së i dyshimti dhe viktima kishin një mosmarrëveshjeve të mëhershme dhe për këtë shkak i dyshimti kishte kanosur viktimën me mesazhe telefonike.
Për këtë rast pas intervistimit u ndalua i dyshimti U.E i lindur në vitin 1979.
Ne lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar.