Arrestohen dy të mitura në Prizren, kanosën me thikë një vajzë dhe e incizuan
Policia e Kosovës ka arrestuar dy vajza të mitura për shkak se të njëjtat e kanë kanosur me thikë një të mitur në Prizren.
Sipas policisë, ato e kanë incizuar me telefon momentin e kanosjes dhe e kanë postuar në rrjetet sociale.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prizren 18.01.2022 – 12:45. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, të mitura pasi që me një mjet të mprehtë, thikë kanë kanosur viktimën femër kosovare- e mitur. Të dyshuarat kanosjen e kanë incizuar me telefon dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Me vendim të prokurorit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.