Vëllai rrah motrën e tij në Prizren, ajo e lajmron në Polici

Një 28 vjeçar në Prizren, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij më të madhe.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes në rrugën ‘Engjull Berisha’, ku pas një konflikti verbal mes tyre, 28-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht motrën e tij, duke e goditur me kokë në hundë.

Përballë kësaj situate, 35-vjeçarja ka kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve të marra, ndërkohë që rastin e ka denoncuar edhe në Polici.

Në kuadër të veprimeve hetimore, është intervistuar edhe gruaja e të dyshuarit, e cila ka konfirmuar ngjarjen.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’./sinjali.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *