Aksion i Policisë në Prizren: Arrestohen dy persona, kapen me disa qese me marihuanë

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një aksion i tillë është zhvilluar edhe gjatë ditës së sotme në Prizren, ku Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, raporton Gazeta Sinjali

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Policia ka kryer edhe bastisje lidhur me këtë rast, ndërsa dy të dyshuarit janë prangosur në rrugën “Remzi Ademaj”.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 22-vjeçar dhe një 27-vjeçare, të cilët janë kapur disa qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, që u sekuestruan nga zyrtarët policorë.

Pas përfundimit të proceduarve policore, dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me veprën me të cilën ngarkohen.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për inicim të rastit nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *