Kuvendarët nuk bllokuan qytetarët, por dallaveret dhe paaftësitë e z.Haskuka!

Reagim ndaj akuzave të Kryetarit të Prizrenit z.Mytaher Haskuka,

Shkruan: Pranverim Berisha

Ofendimet e mëhershme dhe mashtrimet e z.Haskuka në deklarimet e fundit për kuvendarët e Kuvendit të Prizrenit lidhur me projektin per energjin efiçiente janë të paqëndrueshme dhe tendencë për të manipuluar opinionin.

Futja në kredi të Prizrenit në fund të mandatit mbi 6 milion euro, në një projekt ku referohet një studimi dy vjeqar pa dhënë kurrfar hollësie, se kush e ka bërë atë studim-projekt, cilat janë ato 100 objekte publike të cilat do të përfitoj nga ky projekt (Shtepi të Kulturës) kur dihet se vetëm një është funksionale dhe shumë dilema të tjera!

Përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvendin e Prizrenit si dhe qytatarët vetë janë dëshmitarë të dështimit në shumë projekte milionshe të z.Haskuka dhe qeverisjes së VV (Shkolla e muzikës, Pishina Olimpike etj) ku ka suficit të bugjetit për tri vite rreshtë, prandaj nuk jemi të gatshëm të përkrahim një qeveri komunale të dështuar e cila pas gjitha dështimet, dëshiron në fund ta fusë Prizrenin edhe në kredi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *