Petrit Hoxhaj: Prizreni shquhet për diversitet kulturor

Me ftesën e OJQ-së Nevo Koncepti dhe rrjetit Ad-Hoc për Gjuhën Rome. Sot kemi realizuar takimin dhe kemi diskutuar shume tema rreth komunitetit Romë Ashkali dhe Egjiptian në komunën e Prizrenit. Të cilët janë pasuri e këtij qyteti dhe që kanë ruajtur traditat e tyre dhe trashëguar brez pas brezi. Prizreni veçse shquhet për diversitet kulturor.

Në emrin tim personal dhe në emër të partisë Guxo në Prizren , i dhashë mbështetje për kërkesat që i kanë karshi pushtetit lokal dhe atij qëndror. Pjesë e diskutimit ishte edhe kërkesa e këtij komuniteti për të bërë si gjuhë në përdorim zyrtarë gjuhën Rome në komunën e Prizrenit. Një inciativë të tillë e kanë ndërmarrë shumë vite me herët dhe tash se kanë filluar edhe në forma zyrtare.

Me respekt Petrit Hoxhaj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *