Anton Quni do jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, e ka konfirmuar kandidaturën e Anton Qunit, deputet në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet lokale të tetorit të këtij viti.

Kjo degë, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kryesia e LDK’së së Prizrenit ka vendosur unanimisht ta propozojë Qunin për kryetar të Prizrenit.

“Në takimin që ka mbajtur sot kryesia e LDK-së së Prizrenit, unanimisht ka dalur me propozimin që; kryetari Anton Quni, aktualisht deputet i Parlamentit të Kosovës, të jetë kandidati që do të garoi për kryetar të komunës së Prizrenit”, thuhet në postim.

“Në takim u diskutua edhe rreth përgaditjeve për mbajtjen e Konventës së Punës të LDK-së së Prizrenit, ku do të finalizohen të gjitha modalitetet për zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë”, thuhet tutje.

Kandidati tjetër për kryetar që është zyrtarizuar për këtë komunë është nga radhët e PDK’së, Shaqir Totaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *