Dy të arrestuar për posedim marihuane në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar dy persona të dyshuar, pasi gjatë kontrollit të tyre u janë gjetur dhe konfiskuar 21.02 gramë marihuanë, dy thika, një shufër metali, dy telefona mobilë dhe vetura.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur më 03.11.2022, rreth orës 07:50, në Prizren.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi gjatë kontrollit atyre u janë gjetur dhe konfiskuar 21.02 gramë marihuanë, dy thika, një shufër metali, dy telefona mobilë dhe vetura”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po ashtu me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *