Arrestohen dy persona për vepër penale “vjedhje të rëndë”

Me datën 09.06.2021 rreth orës 11:00 Policia në Prizren ka pranuar informatë për një rast të kryerjes së veprës penale ‘vjedhje e rëndë’, pas një aktiviteti operativ hetimor dhe ne bashkëpunim me njësitet policor te rajonit te Prishtinës,e pas mbledhjes sё tё gjitha informacioneve janë identifikuar dy te dyshuara: V G i datëlindjes 1993 dhe L K i datëlindjes 1999 për pjesëmarrje në rastin e vjedhjes së rënd.

Ne rajonin e Prishtinës , me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e te dyshuarve në Prishtinë Laxhja Ajvali. Gjate veprimeve hetimore hetuesi kanë arrit te lokalizojnë pronën e vjedhur ( mjetin motorik) ne një zone malore ne Komunën e Prishtinës.

Ankuesi/pronari e ka identifikua pronën dhe pas përfundimit te procedurave te nevojshme ne vendin e ngjarjes , me urdhër te PTH prona iu ehte kthyer pronarit.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari nr.2 është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga SRH-Prizren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *