Komuna dhe Shoqata “Nëna Terezë” përkrahin të moshuarit dhe të marxhinalizuarit

Kryetari i komunës, Shaqir Totaj, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Shoqatës Humanitare Bëmirëse në Kosovë ”Nëna Terezë”, Zef Shala, me të cilin biseduan për projektet që kjo shoqatë i ofron dhe implementon, në ndihmë qytetarëve në nevojë. Më këtë rast u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Shoqatës Humanitare Bëmirëse në Kosovë ”Nëna Terezë”  dhe Komunës së Prizrenit.

Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është përkrahja e përbashkët nga palët nënshkruëse për personat e moshuar dhe të vetmuar, po ashtu do të mbështeten edhe të moshuarit e prekur nga pandemia COVID-19, të cilët jetojnë në qytet apo në zonat rurale, me fokus gratë e të gjitha komuniteteve dhe qytetarët  që i takojnë grupeve të marxhinalizuara në shoqëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *