Arrestohen tre persona në Malishevë pasi i kanosen dy police

Tre persona janë arrestuar në Malishevë p[asi që të njëjtit i kanë kanosur dy zyrtarë policorë.

Sipas policisë rasti ka ardhur pas një  kundërvajtje në trafik që është bërë nga tre të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Malishevë 01.04.2021 – 09:50. Dy zyrtar policor meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë kanosur nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë deri sa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, deri te kanosja ka ardhë si pasojë e disa kundërvajtjeve në komunikacion të shkaktuara nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit janë arrestuar tre të dyshuarit dhe janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *