Arrestohet një i mitur në Prizren, dyshohet se nuk e paguajti qëndrimin në hotel, kaq është vlera e borxhit
Një i mitur është arrestuar, pasi dyshohet se muaj më parë e kishte mashtruar pronarin e një hoteli duke mos e paguar qëndrimin aty.
Sipas pronarit të hotelit në Prizren, vlera e dëmit është rreth 1600 euro.
“MASHTRIM | Rr. Bujtinat, Prizren 31.08.2022 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që muaj më parë kishte mashtruar pronarin e hotelit mashkull kosovar duke mos paguar qëndrimin në hotel. Sipas ankuesit, vlera e dëmit është rreth 1600 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.