Arrestohet reperi Noizy në Vërmicë

Reperi Noizy është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës, ka konfirmuar zëdhënësja Flora Ahmeti.

Ajo tha që ndaj reperit me emrin Rigels Rajku, ka qene aktive një urdhëresë nga gjykata.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policorë në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja Ahmeti.

Nuk dihet arsyeja e kësaj urdhërese të Gjykatës.

Në fakt, Noizy edhe më herët “kishte punë” me Policinë e Kosovës. Para disa viteve, pas një rrahje në oborrin e një hoteli në Prishtinë, ai ishte plagosur
.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *