Arta Telaku: Gjaku i ri politik

Arta Telaku në një postim në Facebook ka njoftruar se Aleanca në Prizren është në një proces të zgjedhjeve të brendshme. Shumica prej të zgjedhurve ajo thotë se janë gjak i ri politik.

Njoftimi i plotë:

Aleanca në Prizren është në një proces të zgjedhjeve të brendshme, me synimin e vetëm që të jetë një strukturë më e organizuar, me vizion e me njerëz të jashtëzakonshëm, që kanë dije e vullnet që ta ndryshojnë realitetin politik ku janë.

Shumica prej të zgjedhurve deri tash, janë njerëz që nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë partie politike. Ky është ai gjaku i ri politik i yni.

E veçanta e kësaj gare, është numri i madh i pjesës së bukur të politikës, që janë zonja e zonjusha të kryeqytetit historik të shqiptarëve. 

Duke qenë pjesë e Aleancës së Gruas, po që jemi bërë pjesë përmbajtësore e një procesi cilësor të zgjedhjeve edhe në nivel Dege.

Si Kryetare e Aleancës së Gruas, e veç njëra prej tyre, s’kam si të mos e shpreh kënaqësinë time për përfshirjen, gjithnjë e më të madhe të gruas në vendimmarrjen politike të Aleancës.

Mirë që po kuptohet që gruaja e ka hisen e vet, edhe në politikë edhe në vendimmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *