Artan Abrashi: E kishim ‘obligim’ t’ia kërkonim votën Adem Hoxhës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka arsyetuar ‘pazarin për votë’, që u bë mes Albin Kurtit dhe Adem Hoxhës, shkruan Gazeta Metro.

Abrashi, tha se e kishin ‘obligim’ t’i kërkonin votën nga Hoxha, pasi vendi ishte në një situatë të rrezikshme.

‘’Adem Hoxha nuk ka aderuar në VV. Nëse neve na ngarkohet përgjegjësia për dalje nga kriza, duke pasur parasysh kanosja që na kishte kapluar. Dorën në zemër, unë mendoj që VV ka pasur obligim me ju kërku të gjithëve votën edhe atij”, tha Abrashi.

Kujtojmë se ishte marrëveshja e Kurtit me Hoxhën, e cila ndikoi që mos të dështonte seanca për zgjedhjen e presidentes./gazetametro.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *