Artan Hoxha: Njeriu para se të kritikojë të tjerët është mirë së pari të niset nga vetëvetja

Artan Hoxha pyet “si u ndje z.Berisha në vitin 2017 ku për arsye të vjedhjes së rrymës nuk iu lejua të kandidojë për kryetar komune, si po ndihet tani si një i dënuar me gjobë për atë vjedhje duke qenë në pozitën e zv.ministrit dhe i ashtuquajtur shef i kibernetikes”. Këtë pyetje Artan Hoxha e shtron pasi Zafir Berisha, thotë se “A ka ofendim më të madh… që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?

Postimi i plotë:

Po ja bëjë me dije z.Berisha pasi qenka ndier i ofenduar se znj.Osmani po e ushtron detyrën e presidentes së Kosovës duke u thirrur në sakrificën dhe rezistencën titanike të qytetarëve.

Si u ndje z.Berisha në vitin 2017 ku për arsye të vjedhjes së rrymës nuk iu lejua të kandidojë për kryetar komune, si po ndihet tani si një i dënuar me gjobë për atë vjedhje duke qenë në pozitën e zv.ministrit dhe i ashtuquajtur shef i kibernetikes.

Njeriu para se të kritikojë të tjerët është mirë së pari të niset nga vetëvetja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *