Kush ishte legjenda Diego Armando Maradona?

E mërkura u bë e zezë për gjithë botën e futbollit. Mbreti i sportit më të popullarizuar në planet u nda nga miliarda njerëz që e kishin në zemrat e tyre.

Diego Armando Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare duke shkaktuar pikëllim të madh në gjithë botën.

Legjenda ka ndërruar jetë në një qytet të Argjentinës pas një arresti kardiorespirator. Maradona ishte në shtëpinë e tij kur u nda nga jeta.

Kohëve të fundit legjenda ishte duke u rehabilituar pas një operacioni në tru për shkak të mpiksjes së gjakut, që iu kishte shkaktuar nga një lëndim kur ishte rrëzuar.

Qysh prej operimit, në shtëpinë e tij gjendja po përcillej nga një ekip mjekësh, të cilët e kishin të pamundur t’ia shpëtonin jetën kur pati arrest kardiorespirator.

Lajmi fillimisht u publikua në mediat kryesore të Argjentinës e pastaj u konfirmua edhe nga Federata e Futbollit e këtij vendi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhej: “Lamtumirë Diego. Do të jesh i përjetshëm në çdo zemër të planetit të futbollit”.

Pas kësaj futbollistë dhe trajnerë nga e gjithë bota filluan t’i shfrytëzojnë rrjetet sociale për shpreh pikëllim me rastin e vdekjes së Maradonës.

Po ashtu, miliona tifozë nga mbarë bota shprehën dhimbje për legjendën që u nda nga jeta.

Por kush ishte Maradona?

Vetëm para pak ditësh ai i mbushi 60 vjet.

Ka lindur më 30 tetor të vitit 1960 në Lanus të Buenos Aires. Ishte djali i vetëm i një familje të varfër. Ishte vëllai i katër motrave.

U rrit profesionalisht në Argjentinë tek Argentina Juniors dhe më pas bëri kalimin tek Boca Juniors, aty ku tifozët e shihnin si ‘Zot’.

Më pas në vitin e largët 1982 Maradona kaloi tek Barcelona, Napoli, Sevilla dhe për t’u rikthyer më pas për ta mbyllur karrierën sërish tek ekipi i zemrës, Boca Juniors.

Gjithashtu ai shkëlqeu në arenën ndërkombëtare me Argjentinën, të cilën e ka drejtuar edhe si trajner.

Ai ka fituar gjithçka, Kupën e Botës me Argjentinën, 3 Copa Amerika, UEFA League, Serie A, Kupa e Italisë, Kampion i Argjentinës, Kupa e mbretit, Kupa e Ligës së Spanjës, dhe shumë çmime tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *