Atletët e KA “Prizreni” në Kampionatin Individual fituan 12 medalje
Më 03 dhe 04.09.2022 në Malishevë Federata Atletike E Kosovës, organizoi Kampionatin Individual të Kosovës për grupmoshat U – 18 dhe U – 20.
Për dy ditë me rradhë atletët e KA “Prizreni” i fituan 12 medalje: 7 të arta, 4 të argjendëta dhe një të bronzët:
Sara Susuri – U – 20 e para në 100 dhe 200 m.,
Emine Jenuzi – U – 18 e para në 200 dhe 400 m. me rekorde personale dhe e dyta në 100 m.,
Armel Qovanaj – U – 20 i dyti në 100 m.,
Merve Spahi – U – 16 e para në 1500 m. për U 18,
Leard Halimi – U – 20 i pari në shtizë dhe i dyti në gjyle,
Yllka Gucati – U – 18 e para në shtizë,
Elektra Temaj – U – 18 e dyta shtizë dhe
Leonit Gajraku – U – 20 i tereti në gjyle.