Qemal Krasniqi: Liria urgjent duhet të jepet në menaxhim privat

Fjala e plotë e kryetarit të KF “Liria” Qemal Krasniqi, në konferencën e sotme për shtyp:

Të nderuar sportist dhe sportdashës prizrenas!

Ju kuptoj që keni shqetësime në lidhje me gjendjen në KF “Liria”. Është e vërtetë që s’ka sukses në asnjë kategori duke filluar nga Seniorët e poshtë.

E di që e doni Lirinë, dhe dëshironi me pa shumë më mirë, por e vërteta qëndron se gati të gjithë ATA, që marrin mjete materiale nga Liria dhe që i mbajnë familjet me këto të ardhura, definitivisht nuk e duan Lirinë.

Aty gjatë gjithë kampionatit kishte veç fjalë e premtime, kurse punë dhe angazhim jo!

Që nga janari i vitit 2020 e deri më sot, jam munduar të jap gjithëçka për KF Liria. Nga ajo kohë deri më sot, si udhëheqës i Klubit, për asnjë çast nuk ka munguar ASGJË;

Kemi dhënë paga nga më e ulëta 500 euro deri në 2000 Euro (pagat i kanë marrë me rregull deri para dy muaj).

Kemi siguruar ushqim për lojtar, ashtu siç kanë dashur vetë…

Kemi siguruar fjetje dhe akomidim për lojtarët mysafirë si është më së miri…

Kemi siguruar transport të mirë për çdo ndeshje…

Kemi siguruar veshmbathje sportive të reja dhe rekuizita sportive, aq sa kanë pasur nevojë…

Kemi siguruar përgatitje dy javëshë në Durrës për futbollistët në terren më të mira…

Kemi paguar dhe jemi në marrëveshje për shpenzimet e të gjithë lojtarëve të cilët janë lënduar, pra kemi paguar shpenzimet e lëndimeve, edhe pse nuk janë pjesë e marrëvshjes.

Kemi arritur mërrëveshje miqësore me gati të gjitha Klubet, dhe me të gjitha kemi arritur mirëkuptim që gjatë ndeshjeve të na mundësojnë të zhillojmë lojëra ashtu siç na ka hije…

Jam munduar që nga dita e parë e deri tani të krijojë raporte të mira mes veti në Klub, dhe të unifikojë ato pak plasaritje që ishin krijuar me vite. Me këtë rast I falenderoj të gjithë ata që më kanë respektuar.

Shfrytëzoj rastin që t’i falenderoj të gjithë dontaorët të cilët kanë kontribuuar për Klubin Liria, dhe të gjithë ata I garantoj se mjetet e tyre në asnjë mënyrë nuk janë keqpërdorë.

Jemi në gjendje në çdo kohë, në çdo moment me dhënë llogari për mjetet e shpenzura.

Pra kemi bërë çdo gjë që Klubi të funksionojë dhe të ketë suksese, por KA MUNGUAR DËSHIRA, VULLNETI DHË ANGAZHIMI i atyre ( në fushë) që sjellin rezultatet.

Unë si udhëheqës i kam siguruar të gjitha që i duhen Klubit për të pasur suskses, e suksesi mungoi…

Unë jam fajtor, sepse i kam besuar atyre, që nuk u desht të ju besohet, i kam besuar atyre që më së paku e dojnë Lirinë, i kam besuar atyre që LIRINË e shohin veç për “Lekë”.

Dhe në fund ju them, se kjo formë e menaxhimit të Klubit, kjo mënyrë nuk po funksionon, dhe Tani urgjent duhet që KF Liria të jepet në menaxhim privat.

Vetëm “DORA” private aty bënë kthesë dhe shënohen suksese. Aty duhet të pastrohet, të dezinfektohet dhe të deratizohet ai vend.

Në fund të muajit maj do të mbahet Kuvendi i Klubit, në të Cilin do të diskutohet për fatin e mëtutjeshëm të Klubit. Do të bisedohet gjatë këtij muaji edhe me organet më të larta të Komunës së Prizrenit që të gjendet një zgjidhje për Lirinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *