Austria i njeh patentat e shoferëve të Kosovës, Mandli jep detaje

Austria ka marrë vendim t’i njohë patentat e shoferëve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl.

Mandli tha se vendimi është marrë sot në Këshillin e Ministrave të Austrisë, por që tani duhet të kalojë në Parlament.

Se kur do të mblidhet Parlamenti austriak për këtë çështje Mandli tha se ende nuk dihet.

“Po, sot në Këshillin e Ministrave u mor vendimi që të njihen patentë shoferët kosovarë në Austri. Tani krejt çka duhet është të miratohet edhe në Parlament, mirëpo ende nuk kemi ndonjë datë të saktë se kur do të mblidhet Parlamenti për këtë çështje”, tha Mandli për Klankosova.tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *