Nuk bartin maska, gjobiten 180 qyetarë në Prizren

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 180 gjoba ndaj qytetarëve për mos bartje të maskave.

Komunikata e plotë:

Me datën 19 nëntor 2020, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.

Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim te masave anti-covid ne qendrat tregtare dhe lokacionet tjera ne komunën e Prizrenit nuk kanë gjetur parregullsi.

Por njësitet policor në rajonin e Prizreni me 19.11.2020,ne zbatim te vendimeve te Qeverisë se Republikës se Kosovës kanë shqiptuar 180 gjoba ndaj qytetarëve te cilët nuk i kanë respektua masat (mos bartja e maskave ).

Aktivitete të tilla do të jene në vazhdimësi përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të Vendimit të Qeverisë.

Lidhur me aktivitetin e datës 19. Nëntor 2020 do i bashkëngjisim edhe disa foto ku shihet se qytetarët dhe bizneset ne komune e Prizrenit janë duke i zbatuar masat e Qeverisës se republikës se Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *