Një muaj paraburgim për oficerin korrektues në Prizren që dyshohet për ryshfet

Gjykata e Prizrenit ia ka caktuar 30 ditë paraburgim oficerit korrektues në Prizren, B.R i cili po dyshohet për marrje ryshfeti.

Rexhaj u kap në flagrancë më 16 mars, pasi i njëjti dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara për një person të paraburgosur.

Po ashtu, pas arrestimit, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendim për suspendimin e tij.

SHKK ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas marrjes së konfirmimit nga Policia Kosovës, respektivisht nga Drejtoria për Krime Ekonomike dhe Korrupsion për arrestimin e zyrtarit korrektues.

“ShKK në koordinim të plotë me Policinë do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime te fuqishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative dhe i pakompromis ndaj të gjithë atyre të cilët keqpërdorin detyrën zyrtare”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *