Bankat rrisin fitimet me shuma marramendëse

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat bankare për muajin shtator 2023. Aty shihet se në muajin e kaluar fitimet e bankave kanë shënuar rritje të mëdha, shkruan demokracia.com.

Sipas raportit t w BQK-së, Asetet e bankave komerciale në muajin shtator 2023 kanë shënuar rritje me rreth 67.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Në shtator 2023, vlera e aseteve të bankave komerciale ishte 7.16 miliardë euro.

Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë shënuar rritje prej rreth 43.2 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Ndërkohë, vlera e kredive bruto në fund të muajit shtator 2023 ishte 4.79 miliardë euro, e që paraqet një rritje prej 61.53 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Depozitat e klientëve në shtator 2023 kanë shënuar rritje për rreth 14.63 milionë euro krahasuar me muajin paraprak. Vlera e depozitave në shtator 2023 arriti vlerën 5.89 miliardë euro. Rreth 25% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5% të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro).

Ndërsa, siç shihte në publikim, raporti kredi-depozita në muajin shtator ishte në nivelin 81.9%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit shtator ishte 2023 ishte 821.3 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita në muajin shtator ishte 2.43% ( në gusht ka qenë 2.52%).

Norma mesatare e interesit në kredi në muajin shtator ishte 6.51% ( në gusht ka qenë 6.70%).

Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin shtator ishte 4.08% ( në gusht ishte 4.18%).

Vlera e kredive të reja në muajin shtator ishte 166.6 milionë euro.

Vlera e depozitave të reja në muajin shtator ishte 87.02 milionë euro. /Demokracia.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *