Bastiset një shtëpi në Prizren, sekuestrohen disa paketime me substancë narkotike
Policia në Prizren ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Sipas Policisë, bastisja është bërë me urdhëresë të gjykatës në orët e para të mëngjesit të së premtes.
“Rr. Jashar Salihu, Prizren 27.08.2021 – 06:00. Me urdhëresë të gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.1 gram. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.