Bëhet pastrami i mbeturinave në lagjen “Bajram Curri”

Me një njoftim në faqen zyrtare, Komuna njofton se e ka pastruar lagjen “Bajram Curri”

Njoftimi i plotë:

Kemi filluar me pastrimin e të gjitha hapësirave ku ka grumbullim të mbeturinave.

Sot kemi bërë pastrimin e tërësishëm të mbeturinave të grumbulluara në Lagjen Bajram Curri.

Të gjitha vendet ku ka grumbullim të mbeturinave do pastrohen, në çdo lagje të qytetit e në çdo fshat të Komunës së Prizrenit.

Raportoni, na njoftoni, na shkruani që të veprojmë sa më shpejtë,

Poashtu apelojmë tek të gjithë qytetarët e Komunës sonë, ta ruajmë e ta mbajmë pastër ambientin ku jetojmë, në lagjet tona e kudo që ndodhemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *