Bie interesimi i diasporës për votim në zgjedhje lokale
Nga sot kanë mbetur edhe katër ditë deri kur shtetasit kosovarë në diasporë kanë afat të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit.
Kjo kohë e mbetur mbase mund të rrisë numrin e aplikacioneve, meqë nga 10 korriku nga kur u hap afati 40 ditësh deri mesditën e së shtunës janë dërguar vetëm 5 mijë e 330 të tilla.
Krahasuar me zgjedhjet e 17 shkurtit deri tash janë pranuar afër 125 mijë aplikacione më pak, kurse 7 mijë sosh ka pasur më shumë në zgjedhjet lokale të 2017-ës.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve thanë se janë munduar të bëjnë informim të mjaftueshëm për periudhën e regjistrimit.
E pavarësisht shifrave shtyrje të afatit nuk do të ketë.