Bien temperaturat, të shtunën pritet të bie borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *