Tragjedi tjetër në rrugët e Shqipërisë, pas aksidentit vdes edhe një 42 vjeçar nga Prizreni

Në një njoftim të familjes Hoxhaj nga Vlashnja e Prizrenit është bërë e ditur se djali i tyre Dardan Hoxhaj ka vdekur sot në moshën 42 vjeçare, pasi s’ka arritur që t’iu mbijetojë plagëve të marra në aksidentin e ndodhur më 15 janar në Shqipëri.

Për shkak të procedurave të shtetit shqiptar, i ndjeri do të varroset nesër në Vlashnje në mesditë.

“Të Allahut jemi dhe vetem tek Ai do të kthehemi!Njoftim!Të nderuar familjarë, miq e dashamirë, me dhembje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datë 20.01.2024 në moshen 42 vjeqar vdiqën djali axhës,Dardan (Sadik )Hoxhaj pas aksidentit që bëri me 15.01.2024 në Shqiperi .Për shkaqe të procedurave të mjeksis ligjore në Shqiperi , varrimi do të bëhet me datën 21.01.2024 me drek në Vlashnje .Pusho i qetë në boten tjetër Dardan”, ka shkruar një familjar.

Si pasojë e një akisdenti në rrugët e Shqipërisë, pesë ditë më parë ka vdekur edhe një 35 vjeçar nga Lipjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *