Kryetari Totaj, mbajti takimin e parë me kabinetin e tij të kompletuar qeverisës

Kryetari i Prizrenit,  Shaqir Totaj, të hënën  ka mbajtur takimin e parë me kabinetin e kompletuar të drejtorëve komunal.

Edhe ky takim sikurse ai i pari kishte karakter informativ.

Pas takimit nga kryetari Shaqir Totaj me përbërjen e kompletuar të kabinetit të tij qeverisës, zyrtarja për marrëdhenie me publik, Jona Hoxha, tha se në mbledhjen e dytë të kryetarit me ekzekutivin është prezantuar rregullorja e punës edhe për dy drejtorët komunal të emëruar të premten e fundit, si dhe është diskutuar me drejtorët edhe për ecurinë e pranim- dorëzimit të detyres nga qeverisja e kaluar.

Zyrtarja Hoxha, tha më tej se, lidhur me këtë çështje do të bëhen raporte dhe analiza pas pranimit te detyres nga ekzekutivi ri.

Sipas zyrtares, Hoxha, pas këtyre dy takimeve të para informuese nga kryetari Totaj me drejtorët e tij, nga javët në vijim mbledhjet e këtilla do të jenë me karakter punues ku do bëhen raportime për punën e dikasterëve komunal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *