Drejtori në Rahovec jep dorëheqje, sepse i del viza e punës në Gjermani

Kujtim Dina, ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Rahovec.

Ai këtë pozitë e ka ushtruar për gjashtë muaj, ndërsa kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, tha se kërkesa për lirim e Dinës nga kjo pozitë ka të bëjë me arsye familjare dhe profesionale të Kujtimit, “i cili ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani”.

Postimi i plotë:

Pas kërkesës për lirim nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, sot kam liruar nga kjo pozitë, z. Kujtim Dina.
Për gjashtë muaj në këtë pozitë, Kujtimi ka dëshmuar se është një koleg dhe bashkëpunëtor i mirë, e me kontributin e çmueshëm që ka dhënë si dhe me punën e përkushtuar që ka treguar, jam i bindur se, ai i ka kryer mirë dhe me nder detyrat dhe shërbimet ndaj qytetarëve në kuadër të përgjegjësive të tij, për çka unë e falënderoj sinqerisht dhe i uroj atij mbarësi dhe suksese në të ardhmen.
Kërkesa për lirim nga kjo pozitë ka të bëjë me arsye familjare dhe profesionale të Kujtimit, i cili ka vendosur t’i bashkëngjitet familjes për të qëndruar e vazhduar me punë jashtë vendit, në Gjermani.
Shëndet dhe gjithë të mirat, kolegu dhe miku im i mirë, z. Kujtim Dina!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *